Fyle nuk do të ketë pasardhës, Maqedonia pa ardhmëri evropiane?

Edhe pse përbërja e re e Komisionit Evropian do të publikohet në fund të muajit, burime të Dojçe Veles thonë se komisari për zgjerim Shtefan Fyle nuk do të ketë pasardhës, sepse deri në vitin 2019 nuk do të ketë pranim të vendeve të reja anëtare. Kjo nuk është informatë optimiste për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet tjera pretendente për anëtarësim në BE, raporton Dojçe Vele. Në institucionet evropiane, gjoja bisedohet dhe spekulohet se funksioni Komisar për zgjerim shkon “përkohësisht në pushim të dhunshëm”.

Siç shkruan DV, informatat jozyrtare nga Brukseli për ndërprerje të pozitës “komesar për zgjerim të BE-së”, nuk i komentojnë në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin. Burimi i DV-së, megjithatë thotë se informatat në kuluaret evropiane se “Shtefan Fyle është i fundit i cili ka mbrojtur interesat e Ballkanit Perëndimor”, ndoshta edhe nuk janë spekulim i kulluar, nëse merret parasysh  deklarata e Zhan-Klod Junker lidhur me zgjerimin.

Të gjitha angazhimet lidhur me temën e zgjerimit (kontaktet, monitorimi i situatës, përgatitja e raporteve të progresit), do të bëhej nga ndonjëra prej  drejtorive të tanishme në Komision, që do të thotë se ky proces do të vazhdojë edhe më tej.

Dojçe Vele mes tjerash parashtron edhe pyetjen se kush do të jetë partneri i ardhshëm i Dialogut në nivel të lartë që e zhvillon Maqedonia me BE-në?

Lajme të ngjashme

Back to top button