Goran Maznov mungon ndaj Dritës

Skuadra e Shkupit ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri futbollistik të Ligës së Dytë, ndërsa në vigjilje të ndeshjes ndaj Dritës, ekipi do të jetë pa sulmuesin Goran Maznov, i cili së fundmi është lënduar në miqësoren ndaj Tiranës.

Por mungesa e Maznovit dhe largimi i Osmanit, nuk ka prishur aspak planet e trajnerit Ramadani. “Sigurisht se janë dy futbollistë shumë kualitativ dhe do të jenë mungesë për ndeshjen e parë, por në asnjë moment nuk do të them se jemi të hendikepuar. Për këtë arsyse Shkupi ka 25 lojtarë dhe nuk varet nga individë, duke e ditur se te ne rëndësi ka loja kolektive. Kemi futbollistë që do të mbulojnë mungesat e tyre dhe se gjithçka pritet të jetë në rregull në ndeshjen ndaj Dritës”, ka thënë Ramadani.

Sipas lajmeve nga stafi mjekësor i skuadrës së Shkupit, mësojmë se Maznov edhe 3 ditë do të jetë nën regjimin e terapisë, ndërsa më pas i kthehet stërvitjeve dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button