Qyteti i Shkupit vetëdijësohet për urat, do të ketë toalete të reja publike

Qyteti i Shkupit planifikon që të vendosë toalete të reja më cilësore në qendër të qytetit, njoftoi kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski gjatë vizitës në aktivitetet e ndërtimit në bulevardin “Kuzman Josifovski -Pitu”.

LEXO: Urat e Vardarit në Shkup shërbejnë si banjo 

Qytet i Shkupit kërkon një lloj të ri të toaleteve që kanë pamje më të mirë dhe të cilat mund të vendosen në qendër të qytetit, sepse toaletet e tanishme “Tiofir” nuk kanë pamje të lirë për vende të cilat janë të frekuentueshme, si sheshet, deklaroi kryetari i Shkupit, Trajanovski.

Ai theksoi se procedura për përzgjedhjen e toaleteve të reja do të zgjatë deri në Vitin e Ri dhe shpresoj se qyteti do të marrë toalete të reja në fillim të vitit të ardhshëm.

Toaletet me siguri do të vendosen në sheshet “Maqedonia” dhe “Filipi i Dytë”, skela e Vardarit dhe në vendet e tjera në rajonin qendror, por këtë dhet ta vëtetojnë shërbimet”, tha Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button