LSDM: Qeveria të angazhojë ekspert të huaj për të gjetur burimin e bakteries Listeria

LSDM ka kërkuar që qeveria menjëherë të angazhojë ekspert të jashtë me renome për të zbuluar burimin e bakteriës Listeria për të ndaluar humbjen e mëtejshme të njerëzve.

“Është e qartë se qeveria nuk është e aftë që vetë të zbulojë burimin e bakteries Listeria. Ka kaluar shumë kohë, janë humbur jetë njerëzish. Është joserioze sjellja e organeve kompetente shtetërore të cilët me muaj nuk janë në gjendje të tregojnë se cili është burimi i bakteries Listeria. Humbja e jetrave të njerëzve alarmon në seriozitetin maksimal dhe sqarimin e çështjeve kyçe të cilët ende nuk kanë përgjigje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM-ja, thotë se mbi qytetarët e Maqedonisë vazhdimisht qëndron dilema dhe frika nga bakteria e rrezikshme Listeria dhe nuk e dinë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të hanë për të cilën gjë kompetentët me muaj nuk janë në gjendje të japin përgjigje.

“Lavdërimet e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov për reformat në shëndetësi, teknologjia dhe laboratorët moderne kanë rënë në uji”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button