Osmani largohet nga Shkupi për në Turqi

Vetëm disa ditë para se të fillojë sezoni futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë, futbollisti shkupjan, Florent Osmani ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi, duke u transferuar në një skuadër të kategorisë së katërt.

Edhe pse Osmani do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e Shkupit, ai gjithsesi kishte marrë pëlqimin e kryetarit të klubit, Ejup Ademi që nëse do të ketë ofertë nga jashtë vendi, pa asnjë problem të vazhdojë karrierën në klub tjetër.

Florent Osmani ishte futbollist që ndihmoi shumë Shkupin
Florent Osmani ishte futbollist që ndihmoi shumë Shkupin

“Do të mungojë shumë Shkupi dhe atmosfera që e krijojnë tifo grupi “Shvercerat” Shkup. Në momentet e fundit mora një ofertë shumë serioze dhe shumë të mirë, që besoj do të jetë edhe një shans i mirë që të luajë në skuadër të madhe. Do të jem pjesë e kategorisë së katërt, por me shpresë se do të jetë kjo si një urë kaluese për në ligat më të forta të Turqisë. Nuk kam fjalë me të cilat do ti falënderohem kryetarit Ejup Ademi, i cili më dha dhe një rrogë para kohe dhe më mundësoi kalimin në Turqi, pastaj trajnerin Zekirija Ramadani që më ka ndihmuar shumë në këtë kohë për të plotësuar boshllëkun që kam pas dhe të gjitha kolegët e mi që ishin krahu im si në të mirë ashtu edhe në vështirësi. Shkupi është një familje e madhe, andaj do ti dëshiroj që sa më shpejt të ngjitet në Ligën e Parë dhe të jetë ndër ekipet më të mira”, ka thënë Florent Osmani, i cili nesër do të ketë dhe stërvitjen e fundit me klubin.

Sipas informatave që arrijmë të mësojmë, Osmani do të jetë pjesë e skuadrës 12 Bingöl Spor që është në rajonin e Erzurum. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button