USHT do të bashkëpunojë me Universitetin e Ilinoisit

Rektori i Universitetit shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në universitetin shtetëror të Ilinoisit Verior nga Çikago, SHBA, Pol Prebhaker, sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim mes të dy institucioneve të arsimit të lartë.

“Përfshirja e këtij memorandumi për bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Ilinoisit Verior parashikon këmbim të kuadrit të profesorëve dhe studentëve.

Njëkohësisht me të parashikohet edhe formimi i Qendrës për menaxhim të gjendjeve konflikte dhe zgjidhjen e tyre me çka USHT-ja vazhdon në rrugën për arritje të nivelit të universiteteve më të mira evropiane dhe në SHBA”, tha rektori i USHT-së Ameti.

Prorektori i Universitetit Ilinoisi Verior Pol Prebhaker potencoi se me marrëveshjen me USHT-në ato fitojnë partner të përhershëm në këtë pjesë të botës. “Edhe pse ne jemi një nga universitetet me renome në SHBA sot në plan të parë është USHT-ja dhe shpresojmë në bashkëpunim afatgjatë të ndërsjellë në kënaqësinë e të dyja palëve”, deklaroi Prebhaker.

Lajme të ngjashme

Back to top button