Cikloni Branko sjell mot jostabil në Maqedoni

Maqedonia nga sot pasdite përsëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore jostabile që do të krijojë në ditët në vijim mot jostabil me shi, bubullima dhe erëra të forta, informojnë nga Shërbimi hidrometeorologjik.

Cikloni i ashtuquajtur Branko me mot jostabil së pari do të fillojë në viset perëndimore dhe pastaj edhe në pjesët e tjera të vendit, ndërsa këto procese do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës. Në nivel lokal do të ketë rreshje të shiut, breshër si dhe shkarkime të forta elektrike. Priten rreshje të mëdha shiu, diku mbi 30 litra në metër katror.

Ky mot pritet të vazhdojë edhe nesër, ndërsa stabilizim të motit pritet të ketë gjatë fundjavës.

Nga Shërbimi hidrometeorologjik rekomandojnë që në rast të shkarkimeve elektrike të keni më shumë kujdes, të mos qëndroni në hapsira të hapura dhe nën drunjë të vetmuar, ndërsa kopetë të mos jenë nëpër grupe të mëdha, por të ndara.

Lajme të ngjashme

Back to top button