Komuna e Tetovës, nesër do të bëjë dezinsektimin

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se dezinsektimi në Komunën e Tetovës, i cili ishte i paraparë të kryhet javë më parë, për shkak të kushteve jo të volitshme klimatike (shiut dhe erës), do të realizohet nesër me datë 06.08.2014 (e mërkurë), me fillim në ora 22:00 duke vijuar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Andaj luten të gjithë qytetarët që kultivojnë bletët dhe merren me bletari që në periudhën e lartpërmendur kohore, përderisa kryhet procesi i dezinsektimit, të mbajnë mbyllur bletët e tyre, me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara eventuale nga ky proces.

Lajme të ngjashme

Back to top button