Urat e Vardarit në Shkup shërbejnë si banjo

Keji i Vardarit është përplot me sportistë, fëmijë, prindër – qytetarët me vite reagojnë se në këtë pjesë të qytetit nuk kanë banjo publike dhe për këtë shkak shpesh shfrytëzohen vende nën urë ku kalojnë të gjithë.

Për shkak të motit të nxehtë era e keqe që shpërndahet nga atje është pothuajse e padurueshme.

Nga qyteti i Shkupit thonë se inspektorët komunal rregullisht e vëzhgojnë gjendjen me ambientin publik, vazhdimisht pastrohet hapësira nën urë dhe që është nën kompetenca të tyre, por thonë se është e kotë sepse urinimi në urë është dukuri shumë e shpeshtë.

Të gjitha ata që kapen nga zyrtarët policorë dënohen sipas Ligjit për higjienë publike.

Gjoba, nëse kapen është 50 euro, thonë nga policia e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button