Messi i etur të thej rekordin e Raul në CL

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka shënjestruar thyerjen e rekordit të ikonës së Real Madrid, Raul Gonzales, sa i përket golashënimit në Champions League, por fitimi i trofeve mbetet caku kryesor i katër-herë fituesit të Topit të Artë.

“Kjo ide për të kaluar Raul si top-golashënuesin e të gjitha kohërave në Champions League është një sfide e mirë. Ndonëse, nuk është esenciale. Ne si ekip, kemi objektiva të tjera të rëndësishme. Për shembull, të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion. Të provojmë ta fitojmë përsëri”, u shpreh Messi për website zyrtar të Uefa.

“Natyrisht, jam i kënaqur që hat-tricku im bën që të realizohen 62 gola në Champions League, por mbi të gjitha është rezultati dhe se si luajti ekipi jonë. Nuk jam i brengosur nëse vjen numri i gola që dua këtë sezon ose më pak”.

Lajme të ngjashme

Back to top button