Musa Xhaferri: Në Haraçinë do të ndërtojmë edhe shkollë të mesme

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferri, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dhe zëvendës ministri Safet Neziri, sot kanë marrë pjesë në hapjen e objektit të rindërtuar në kuadër të shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu” në fshatin Haraçinë, Komuna e Haraçinës. 

Xhaferri theksoi se investimi në arsim dhe krijimi i kushteve për mësim mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ai u shpreh se prioritet gjithashtu mbetet edhe ndërtimi i shkollës së mesme në këtë komunë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do të investojnë më tepër në infrastrukturën shkollore dhe investime në gjenaratat e ardhshme”, theksoi Xhaferri. 

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri theksoi se në këtë shkollë deri në këtë moment është punuar në tre ndërrime. 

“Me lëshimin në përdorim hapesirave të reja krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe prej sot ata do të mësojnë në dy ndërrime”, tha Neziri. Ai premtoi se per vitin 2014 do të investohet dhe në objekte tjera shkollore atje ku është më se e nevojshme.

Ndryshe, me këtë investim shkollës fillore në Haraçinë i shtohen hapësir prej 710 m2, ku përfshin 7 klasa për 230 nxënës. Ky investim kap vlerën prej afër 22 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button