Mbretëresha të blerjeve impulsive

Sinonimi për të famshmit gjithsesi se është pasuria, ndërsa nëse jeni të pasur, kjo nënkupton se privilegjet mund t’ju godasin në kokë.

Të famshmit nuk janë imun ndaj blerjeve luksoze, sepse nëse keni para, atëherë duhet të shpenzoni edhe shumë. Por disa nga blerjet e tyre janë vërtetë të çuditshme.

Victoria dhe David Beckham janë njëri nga çiftet më të pasur në botë. Për këtë arsye nuk çudit fakti se Victoria për një monitor unik për bebe, ka paguar hiq më pak se 10 mijë dollarë. E njohur për veshjet e saj të çuditshme dhe ekscentrike, nuk çudit që Lady Gaga ka paguar 50 mijë dollarë për detektor fantazmash.

Ky aparat mat fushat elektromagnetike, të cilat duhet të tregojnë nëse ka apo jo fantazma. Thuhet se ajo tmerrohet nga aktivitetet paranormale.

Beyonce padyshim se është njëra nga yjet më të mëdhenj të shekullit të 21-të. E njohur për shijen e saj unike për gjërat e shtrenjta, ajo ka paguar hiç më pak se 100 mijë dollarë për një palë hellanke “Balensijaga”. Ato janë punuar nga kashmiri dhe metali dhe ajo i vesh gjatë koncerteve.

Milionerja e përkëdhelur Paris Hilton, njihet për stilin luksoz të jetesës, kështu që për një shtëpi të qenit të saj, ajo ka paguar hiq më pak se 325 mijë dollarë. Por kjo nuk është një shtëpi dosido, pasi posedon ngrohjen, klimën, orendi të shtrenjta, ballkon, llambadar me kristale dhe gardërobë.

Rihanna e ndërron stilin e flokëve çdo muaj, kështu që nuk çudit fakti se kjo bukuroshe vetëm gjatë një viti harxhon një milionë dollarë tek stilisti për flokë. Jo vetëm që mirëmbajtja e flokëve të saj kushton kaq shtrenjtë, por si një yll i vërtetë, Rihanna ka në dispozicion stilistin e flokëve 24 orë në ditë.

Dhe fituese absolute në këtë listë është aktorja Kim Basinger, e cila ka blerë qytezën Braselton për 20 milionë dollarë. Mirëpo, disa vite më vonë, ajo ka falimentuar dhe është zhytur në borxhe, prandaj është detyruar ta shesë këtë pronë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button