Tragjedi në Tetovë, varen babë e bir

Policia e Tetovës konfirmon për Portalb se sot diku rreth orës 13 janë gjetur dy trupa të meshkujve të varur në tavanin e një shtëpie e cila gjendet në rrugën ‘Predrag Jançevski’.

“Në teren gjenden prokurori publik dhe policia ndërsa shkaqet ende janë të panjohura.” thotë zëdhënësja e SPB Tetovë.

Policia njofton për Portalb se babai ishte mjek në spitalin e Tetovës.
Babai me iniciale A.E është i vitit 1956 ndërsa i biri V.E 1985. Varrimi i tyre u bë pas namazit të ikindisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button