Qeveria do të jep 5 mijë euro për këngë dedikuar zgjërimit të familjes

Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdon me mbështetjen pa rezervë për promovimin e produksionit vendor për muzikë. Me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe në rrugë të konkurseve, çdo vit do të financohet krijimi i 200 kompozimeve të reja, prej të cilave 150 nga sfera e muzikës argëtuese dhe popullore dhe 50 kompozime për fëmijë, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Konkurset në të cilat muzikantët do të mund të aplikojnë do të shpallen katër herë në vit, ndërsa numri i këngëve të zgjedhura të cilat do të mbështeten financiarisht në kuadër të një konkursi tremujor, do të varet nga cilësia e kompozimeve muzikore me të cilat aplikohet, por në nivel vjetor duhet të zëvendësohet numri prej 200 këngëve.

“Gjatë përzgjedhjes së kompozimeve do të mbahet llogari për përfaqësimin e duhur dhe të drejtë të bashkësive të cilat jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, theksoi zëdhënësi qeveritar.

Theksoi se për realizimin e projektit në bazë të financimit të 200 kompozimeve në vit do të ndahen rreth 500.000 euro.

Qeveria apelon deri te të gjithë punëtorët muzikorë që të marrin pjesë në këtë projekt, me të cilin i jepet mbështetje prodhimin vendor muzikor për krijimin e pasurisë kulturore.

Projekti, i cili është paraparë të zgjasë 10 vjet, ka vlerë të përgjithshme prej pesë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button