Meta-Arvizu: Shqipëria mundet të arrijë progresin për BE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka garantuar ambasadorin e SHBA, Aleksander Arvizu se ai ne postin qe mban dhe maxhoranca ne teresi ka vullnet te plote per bashkepunim me opoziten.

Ne nje takim zhvilluar mes tyre paraditen e sotme, Meta e ka falenderuar ambasadorin per mbeshtetjen e dhene ndaj vendin tone.

“Kam siguruar për vullnetin tim si kreu i Kuvendit por edhe maxhorancës parlamentare për të garantuar maksimumin për opozitën për të vënë bashkëpunime afatgjatë, në interes të forcimit të parlamentarizmit dhe reformave që kërkon procesi i integrimit. Bashkohem me titullin e editorialit te bere dje nga dy ambasadorer e them, po Shqipëria mundet të arrijë progresin që meriton në rrugën e BE”- tha Meta.

Ai garantoi bashkëpunim më të frytshëm në Kuvend dhe gjithë jetën politike të vendit dhe për këtë theksoi se vullneti i maxhorances është maksimal që opozita të përfshihet në gjithë këto reforma esenciale.

“Shpresoj që PD të kontribuoje më tej në proceset integruese te vendit duke qenë  konstruktive”- tha Meta.

Arvizu: Debatet le te jene pasionante, por konstruktive 

“Është e drejtë që e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë drejt parlamentit të këtij vendi që ai të funksionojë në mënyrë më normale. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë debate pasionante e te të zjarrta, por është e rëndësishme që këto debate të jenë kontruktive që të çojnë përpara ecjen e vendit. Ndaj mirëpres të bashkëpunojmë dhe të çojmë përpara reformat”, u shpreh Arvizu gjatë një dalje të përbashkët për shtyp me kreun e Parlamentit./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button