Edhe Blerimi në Bundesligë

Mesfushori tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili, mund ta ndjek rrugën e Valon Behramit për t’u transferuar në kampionatin gjerman.
Sipas portalit Tuttomercato, është skuadra e Eintracht Frankfurt që ka ofruar gjashtë milionë euro për Xhemailin, për të cilin ditëve të fundit interesim kishte shprehur edhe gjiganti italian, Milan.
28 vjeçari që paraqitet për përfaqësuesen e Zvicrës, ka kontratë me Napolin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa edicionin që shkoi pati shënuar gjashtë gola për skuadrën nga Sao Paolo.

Lajme të ngjashme

Back to top button