Liverpooli mundi Manchester Cityn

Ekipi i Liverpoolit merr kryesimin në grupin B në turneun “Guinness Cup” që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liverpooli dhe Manchester City bënë lojë të shkëlqyeshme dhe kënaqën të pranishmit në stadiumin “Yankee” të New Yorkut. Liverpooli shënoi fitore me penallti me rezultat 3:1, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi 2:2.

Në minutën e 53-të, futbollisti Jovetiç kaloi në epërsi Cityn, por kjo nuk zgjati edhe shumë, pasi që Liverpooli u kundërpërgjigj shumë shpejt. Henderson në minutën e 59-të e barazoi rezultatin 1:1, kurse pas tetë minutave (68’) Jovetiç sërish shënoi për epërsinë 1:2 të “milionerëve”. Pesë minuta pa përfunduar ballafaqimi, Sterling shënoi për 2:2 dhe ndeshja shkoi në penallti. Me penallti Liverpooli ishin më të suksesshëm, ku realizuan:Can, Henderson e Lucas Leiva dhe dështoi Sturridge, kurse te City i saktë qe Iheanacho dhe dështuan: Kolarov, Yaya Toure e Navas. Liverpooli prin me 5 pikë në renditje, i ndjekur nga Manchester City me 4 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button