(VIDEO) Stuhi e madhe në Shkup

Stuhi dhe reshje të mëdha të shiut sot kapluan kryeqytetin e Maqedonisë Shkupin. Meteorologët paralajmëruan për një stuhi të madhe pasdite me shit ë rëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Nga reshjet e mëdha të shiut është mbushur me ujë nënkalimi te bulevardi ‘Kiro Gligorov’ në Shkup.

Stuhi në Shkup
Të premten nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht stabil, ndërsa pasdite do të ketë kushte vetëm për paraqitje të izoluar të reshje afatshkurtëra të shiut, posaçërisht në rajonet malore.

Moti stabil dhe shumë i ngrohtë do të jetë të dielën dhe të hënën.

Lajme të ngjashme

Back to top button