Themelohet N.P për sallën sportive “Rinia” në Gostivar

Këshilltarët komunal të Gostivarit me shumicë votash e miratuan propozim vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me sallën sportive “Rinia” në Gostivar.

Ndërmarrja publike themelohet për mirëmbajtje dhe ekonomizim me sallën sportive, në pronësi të komunës, organizim të ngjarjeve dhe manifestimeve sportive, mbështetje të sistemit të garave në nivel komunal si dhe mbështetje të sportit masovike, rekreativ, sistemit të garave sportit shkollor dhe manifestimeve dhe garave për persona me aftësi të kufizuara.

Më shumicë votash u miratuan Propozim-Konkluzioni për miratimin e raportit kuartal-II për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2014, Propozim-Rebalansi i Buxhetit të komunës së Gostivaritpër vitin 2014, Propozim – Konkluzioni рër dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për miratimin e Raportit financiarGostivar, me gjendjen e 30.06.2014, Propozim – Konkluzioni рër dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për miratim të Çmimores për dorëzimin e kërkesave-lutjeve për kryerje të vëzhgimit në vend ngjarje dhe lëshim të Aktvendimeve për pajtueshmëri për kyçje në ujësjellës dhe kanalizim, Propozim Konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për miratim të Çmimores për kryerjen e shërbimeve për punë ndërtimore për ujësjellës dhe kanalizim nga NP Komunalec-Gostivar, Propozim – Konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për llogaritjen e kostos së mbledhjes, transportit dhe largimin e mbeturinave dhe Propozim – Konkluzion për dhënie pëlqim Udhëzimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për punë të komisionit për llogaritë kontestuse.

Në fund u miratuan edhe katër Propozim – Vendime për inkorporimin e objekteve të ndërtuara të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik.

Lajme të ngjashme

Back to top button