Paradite me diell, pasdite të reshura të shiut dhe bubullima

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Pasdite, fillimisht
në pjesët perëndimore moti do të jetë jostbil, i përcjellë me reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut, bubullima, erë të përforcuar, shkarkime të fuqishme elektrike dhe breshër, ndërsa vende-vende proceset do të jenë të pranishme edhe në formë të motit të keq.

Temperatura do të lëvizë prej 26 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mestare. Pasdite moti do të jetë jostbil i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe shkarkime të fuqishme elektrike. Temperatura do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me intensitet më të vogël të zbrazjeve elektrike, por do të ketë edhe reshje më të rrëmbyeshme të shiut (në vende-vende mbi 30l/m2 reshje shiu).

Stabilizim i motit dhe rritje të temperaturave priten nga e shtuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button