Nimic në Athinë do të të takohet me Venizelos

Ndërmjetësuesi Methju Nimic sot në Athinë do të takohet me ministrin grek të Punëve të Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos, kumtoi MPJ-ja greke.

Tani për tani nuk ka informata zyrtare se Nimici do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të kreut shtetëror grek.

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit dje në Shkup u takua me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe negociatorin e ri të Maqedonisë, ambasadorin e Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski.

Pothuaj të gjitha mediat greke publikuan raporte për takimet e Nimicit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button