Ajvari; filluan përgatitjet e dimrit!

Sezona e përgatitjes dimërore ka filluar. Nëpër tregjet e vendit më së shumti kërkohen specat e kuq dhe domatet.
Derisa shitësit nuk janë të kënaqur me blerësit, këta të fundit nuk janë edhe aq të kënaqur nga çmimet.
‘Po jeni duke e parë edhe vetë, më shumë dalin njerëzit interesohen sa kushtojnë specat, dhe më rralë blejnë, kriza e bën të veten. Çmimet e specave sillen prej 20 deri 30 denarë për kilogram, karrota gjithashtu prej 20 deri 30 denarë, do të thotë mbeten cmimet sikur edhe vitet e kaluara’ tha Pajazit F. shitës.

‘Dobët shkon shitja, ndoshta me kalimin e kohës deri në fund të muajit do të rritet interesimi dhe shitja, pasi dimri këto i ka, të gjithë bëhen gati për dimër dhe përgadisin ajvar’ tha një shitës nga Bit Pazari.

Por kur gjendja ekonomike është e rëndë, edhe ato 20 apo 30 denarë për kilogram për dikë janë shumë!

‘Dola të shoh si sillen çmimet e specave që të bëjmë ajvar, por vështirë se këtë muaj do të blejmë.Pasi filloi viti shkollor dhe u harxhuam shumë duke përgatitur fëmijët, ndoshta muajin tjetër do të blejmë speca dhe të bëjmë ajvar pasi na pëlqen shumë’ tha Memet D.

‘Nuk kemi përgatitur ajvar ende, ndoshta më vonë kur të lirohen çmimet, kështu siç janë për momentin 30 denarë për një kilogram janë shumë dhe nuk kemi mundësi më një rrogë çfarë të bëjmë më parë’ tha Naser Zimeri, arsimar.

‘Po kemi blerë speca rreth 50 kilogram dhe kemi pregatitur ajvarin pasi ju pëlqen fëmijëve shumë. Çmimet ishin njëjtë sikur vitin e kaluar, 20 denarë për kilogram, një çmim i volitshëm mendoj’ tha Qefsere K.

Me ligjin e ri për pastërti publike askund nuk shkruan se përgatitja e ajvarit nëpër hapsira publike parasheh sanksione apo dënime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button