Falja e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup (FOTO)
![Namazi i Fiter Bajramit ne Shkup](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/07/Namazi-i-Fiter-Bajramit1.jpg?fit=640%2C424&ssl=1)
Myslimanët e Maqedonisë festojnë sot festën e madhe islame, Fitër Bajrami. Manifestimi qendror i Bashkësisë Islame u zhvillua në Xhaminë Mustafa Pasha, ndërsa mijëra besimtarë falën Bajramin në të gjitha xhamitë e vendit dhe ambiente të hapura.
Fitër Bajrami është festë që shënon përfundimin e muajit të agjërimit, Ramazanit. Sipas traditës, besimtarët myslimanë e shënojnë bajramin duke frekuentuar të afërmit, familjarët e miqtë.
Gazetari i Portalb, Hajrush Mani ka jetësuar disa momente nga manifestimi qëndror në Shkup.