Foshnja humb jetën në një aksident rrugor

Një foshnjë tetëmuajshe e humbi jetën sot në një aksident të rëndë i cili ndodhi herët në mëngjes në rrugën Demir Kapi – Udovë, njoftojnë nga MPB-ja.-Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Arsova laka”.

Dy automjete me targa serbe, ford fiesta dhe shkoda fabia, janë përplasur midis tyre. Në automjete kanë qenë tetë udhëtarë prej të cilëve një foshnjë tetëmuajshme e cila ka vdekur rrugës për në spitalin e Velesit, thanë nga MPB. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer prokurori publik nga Kavadari dhe një ekip i sektorit policor për siguri në komunikacionin rrugor nga Negotina

Lajme të ngjashme

Back to top button