Benitez: Napoli do të bëhet gjithnjë e më i mirë

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez beson se ekipi i tij do të bëhet gjithnjë e më i mirë pas fitores në shtëpi me rezultat 2-1 kundër Borussia Dortmund.

“Jam i kënaqur, pasi bëmë gjithçka që biseduam para ndeshjes”, deklaroi Spanjolli për Sky Sport.

“E kemi ditur se Borussia ishte e fuqishme në ndërprerje, por biseduam mbi intensitetin dhe që çdokush të ndihmojë në mbrojtje”.

“Herën e kaluar thashë se ekipi ishte 72 % dhe ende mendoj se mund të përmirësohemi shumë. Sonte kundër finalistit të Champions League duhet të jem i kënaqur dhe pozitiv, pasi që është rezultat i shkëlqyer”.

“Këta lojtarë të rinj – si Gonzalo Higuain Jose Maria Callejon dhe Dries Mertens janë me cilësi të kombëtareve. Ishte gjithçka mbi besimin e grupit dhe lojtarë si Marek Hamsik e Lorenzo Insigne janë duke u kënaqur me këtë stil futbolli. Jam i sigurtë se në një apo dy muaj do të jemi më të mirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button