Konflikti në Gaza: Mjekët shpëtojnë foshnjën e nënës së vdekur (Video)

Sulmi izraelit i kryer gjatë faljes të së premtes, ka shkaktuar vdekjen e një nënë shtatzëne (23). Përkundër vdekjes së saj, mjekët kanë shpëtuar foshnjën që ajo mbarte.

Bëhet fjalë për një mrekulli, pasi një foshnjë mund të mbijetojë vetëm 5 minuta pas vdekjes eventuale të nënës, por këtu bëhet fjalë për më shumë se 10 minuta.
“Jam shumë i shqetësuar dhe shumë i mërzitur”, tha doktori që shpëtoi foshnjën, Fadi Al-Khrote për BBC, transmeton Portalb. “Ndonjëherë mendoj se ky fëmija është i imi.”

Emri i foshnjës do jetë si i nënë së saj të vdekur, Shaima.

Nga fillimi i ofenzivës izraelite në Gaza, kanë ndërruar jetë mbi 1000 palestinezë, shumica gra e fëmijë, dhe 40 ushtarë izraelitë. Së fundi, mes palaëve u paralajmërua një armëpushim i shkurtër gjysmë ditor, i përpiluar nga John Kerry./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button