Lobova për Valdet Ramën

Ka nis lobimin e tij për kombëtaren në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme.

E duke qenë se pjesë e djemve ‘kuq e zi’ është edhe djali i dajës së këngëtarit Vedat Ademi, Valdet Rama, mitrovicasi ka ndjerë edhe një obligim shtesë t’i mbështes futbollistët shqiptar në ndeshjen e kësaj të premte me Slloveninë.

“Që nga mëngjesi kam filluar të bëj tifo për kombëtaren”, ka thënë fillimisht këngëtari për Tribuna, ndërsa ka treguar se angazhimin kryesor ai e ka pasur nëpër rrjetet sociale, në kuadër të së cilave ai ka prezantuar edhe dashurinë e madhe për ekipin./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button