Rreth 50 ilaçe të reja në listën pozitive

Lista pozitive e ilaçeve është pasuruar me 49 ilaçe të reja, edhe atë 37 ilaçe me formë të re farmaceutike të listës primare që jepen me recetë në FZU barnatoret në kurriz të Fondit të Sigurisë shëndetësore, kështu ka vendosur këshilli drejtues i Fondit.

Me këtë numri i përgjithshëm i ilaçeve sipas emrit mbrojtës për të cilat Fondi ka vërtetuar çmimi referent u rrit për 1.672 ilaçe, (1.078 ilaçe nga lista primare dhe 654 nga lista e spitaleve).

Njëkohësisht rritet edhe numri i barnave pa parapagim i të siguruarve.

Plotësimi me barna të reja i listës primare pozitive ka gjenerika nga grupet e ilaçeve të lukthit, yndyrës në gjak, sheqer në gjak, prostatë, antibiotikë kundër ndezjes, osteoporozës, epilepsisë, dhe sistemit nervoz.
Ndryshimet kanë hyrë në fuqi me 29 gusht.

Lajme të ngjashme

Back to top button