Shqipëria sulmon sllovenët me Çanin

Gianni De Biasi ka bërë gati formacionin me të cilin do të luaj sonte kundër Sllovenisë.
Italiani ka menduar të luaj me një sulmues dhe këtë skemë e ka provuar në stërvitjen e zhvilluar që të mërkurën. Vetëm Edgar Çani do të marrë përgjegjësitë për repartin e avancuar, ndërsa të tjerët do të mendojnë për gjithçka.

Formacioni i mundshëm 4-2-3-1: Në portë Etrit Berisha, ndërsa repartin mbrojtës e përbëjnë Lila, Cana, Teli dhe Agolli, më pas vijnë Bulku e Basha, e që mesfusha të kontrollohet nga Roshi, Kaçe dhe Rama, ndërsa sulmues klasik do të jetë Çani.

Ndeshja Slloveni – Shqipëri luhet në ora 20:30, në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button