Jakupi dhe Murtishi në Stamboll

Të shtunën dhe te dielën KK Fati dhe KK Drini do të marrin pjesë në turneun më të fortë të karatesë në Premier Ligën në Stamboll. 

Nga KK Fati pjesëmarrës është Berat Jakupi në kategorinë e seniorëve në -84kg dhe nga KK Drini, Shaban Murtishi në kategorinë gjithashtu të seniorëve në -60kg. Këta dy karateist do të udhëheqen nga trajneri dhe seleksionuesi i U-21 Arlind Huseini. 

“Kjo garë për mua do të jetë një shtytës dhe rast për parapërgatitje për Kampionatin Botëror në Spanjë që do të zhvillohet me 7-10 nëntor të këtij viti, ku në atë ekspeditë do të jenë dy shqiptarë, Doan Osmani tek kadetët dhe Berat Jakupi tek juniorët e vjetër. Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe do të japim maksimumin qe të prezantohemi sa me mirë”, ka thënë trajneri Arlind Huseini. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button