Janevski vetëm me një shqiptarë kundër Uellsit

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, nesër në orën 19:00, në arenën “Filipi i Dytë”, e luan ndeshjen e shtatë të kualifikimeve për KB 2014.
Uellsi me super yllin e Real Madridit, Gareth Bale vjen në Shkup e etur për tri pikë, por gjithsesi se edhe Maqedonia dëshiron që me fitore eventuale të gëzojë tifozët e vet.

Edhe kësaj radhe seleksionuesi i Maqedonisë, Janevski ka vendosur që në mesin e më të mirëve të ftojë vetëm një shqiptar, e ai është sulmuesi i ri i Cagliari, Agim Ibraimi.
Çedomir Janevski është i kënaqur nga përgatitjet që ka bërë reprezentacioni gjatë stërvitjeve të fundit. Para duelit të nesërm ai ka potencuar se nuk është shumë me rëndësi se a do të luaj dhe sa do të luajë Bale për uellsianët, por para se gjithash duhet të mendojë në mënyrën se si do të paraqiten në ndeshje.

Njëmbëdhjetë futbollistët e parë që do të dalin kundër Uellsit, Janevski do ti kumtojë në stërvitjen e sotme të paralajmëruar në orën 17:00 në arenën “Filipi i Dytë”. Menjëherë pastaj edhe reprezentacioni i Uellsit në orën 19:00 do të ketë stërvitjen e vetme para ndeshjes së nesërme. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button