Teuta Arifi takohet me drejtuesin e Senatit kanadez Kinsela

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi u takua sot me drejtuesin e Senatit të Kanadasë, Noel Kinsela i shoqëruar nga ambasadori i Kanadës në Republikën e Maqedonisë,  Roman Vashçuk dhe konsulin e nderit Zhivko Gruevski. 

Gjatë takimit kryetarja Teuta Arifi informoi drejtuesin e Senatit kanadez për procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë,  kompetencat ligjore të komunave në sfera të ndryshme si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Tetovës dhe vizionin për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit. 

Drejtuesi i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsela tha se  Kanadja është e interesuar për ndërtimin e urave të miqësisë dhe investimin në ngritjen e kapaciteteve për punësim të të rinjve në kuadër të trendeve aktuale të mobilitetit global dhe theksoi interesin e Kanadasë  për marrjen e përvojave të funksionimit të shoqërisë  shumë etnike dhe shumë kulturore të Republikës së Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button