Takim i gjeneralmajorit Koteski me kolegun e tij shqiptar Gjunkshi

Shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura (FA) të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajori Xhemal Gjunkshi, i cili qëndron për një vizitë zyrtare në ARM, sot u takua me homologun e tij të SHM-së të ARM-së gjeneral nënkolonelin Goranço Koteski, ndërsa u prit edhe nga ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi.

Në këto takime, gjeneralmajori Xhemal Gjunkshi u njoftua me proceset reformuese në mbrojtje, transformimin e ARM-së, me strukturën e saj organizuese dhe pjesëmarrjen e ARM-s në misionet ndërkombëtare paqësore. U theksua edhe bashkëpunim ndërkombëtar i shkëlyer ushtarak, si dhe kontributi që dy armatat e japin në proceset integruese në rajon përmes Grupit të Adriatikut (A5) dhe pjesëmarrjen shumëvjeçare në Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG).

MM-ja njoftoi se, përkundër vazhdimit të pjesëmarrjes aktive në projektet e përbashkëta, dy liderët e armatave e potencuan gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit blateral midis dy armatave në pjesën e arsimit ushtarak, përdorimin e kapaciteteve të qendrave rajonale për trajnim, si dhe mundësinë për angazhim të përbashkët të ardhshëm në misionin ISAF pas vitit 2014.

ARM-ja, theksohet në njoftim, ka një bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me FA të Republikës së Shqipërisë, që është më e shprehur në fushën e arsimit ushtarak, trajnimit dhe stërvitjeve, si në planin bilateral, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, përmes pjesëmarrjes së përbashkët në projektet e Kartës së Adriatikut, forumit të shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike dhe iniciativave për Evropën Juglindore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button