Bejta largon mbi 90 profesorë nga shkollat shqipe në Gostivar

Qëndrimet mbi largimet revanshiste nga puna i shpalosi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili. “Në vend se profesorët dhe nxënësit të vazhdonin me sukses punën e filluar në vitet paraprake akademike, ndodhi një ndërhyrje e rëndë kriminale, anti ligjore, anti humane dhe anti pedagogjike e pushtetit komunal,  jo legjitim, në sektorin e arsimit”, tha NaxhiXhelili. 

Sipas konfirmimeve të degës së RDK-së, në Gozstivar,  pushteti  komunal i Bejtës, përjashtoi pa asnjë argument, mbi 90 profesor nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gostivarit, që së bashku me 55 profesor të larguar gjatë prillit të vitit 2013 tejkalon numrin prej 140 profesor dhe profesoresha të diferencuar dhe të larguar nga puna për vetëm disa muaj.       

Sipas deputetit të RDK-së, Xhelili, e veçanta e kësaj politike monstruoze revanshiste e Nevzat Bejtës,  është fakti se në procesin e diferencimit dhe largimit nga puna nuk respektohet asnjë kriter  ligjor, etik, social, human dhe të përvojës në punë.  

Në kuadër të profesorëve të larguar nga puna ekzistojnë shumë kuadro me rezultate të shkëlqyera pune në arsim dhe të cilët kanë  përvoja  pune mbi 2,3,4, dhe 5 vite, kuadro që kanë  vendime pune ose që janë në procedure të marrjes së vendimit të punës.

Sipas shkollave numri i te larguarve nga puna është si vijon: Shkolla e mesme ekonomike 16 profesorë, shkolla e mesme teknike 6 profesorë, shkolla e medicinës 5 profesor, shkolla fillore “Përparimi” në Çegran dhe Forinë 18 profesorë , shkolla fillore “Ismail Qemali” 8 profesorë, shkolla fillore në Çajlë 7 profesorë, shkolla fillore “Bashkimi” 5 profesorë, shkolla fillore “Goce Dellçev” janë larguar 5 profesorë, nga shkollat perferike dhe nga NPK-ja,  janë larguar 10 punëtorë të kualifikuar.

“E veçanta e kësaj politike antikombëtare bolshevike-staliniste është se të gjithë personat e dëmtuar janë vetëm të nacionalitetit shqiptarë me çka edhe njëherë argumentohet se kryetari aktual i  komunës nuk ka legjitimitetin e votës demokratike të popullit shqiptarë në Gostivar”, thuhet në komunikatën e degës së RDK-së, në Gostivar.

Deputetët e RDK-së, Naxhi Xhelili  Flamurja demiri Kreci, këtë problem do ta shtrojnë si çështje debati edhe për ministrin e arsimit, punës dhe politike sociale dhe instituconeve të tjera që janë të obliguar të mbrojnë të drejtat e punës dhe do të  informojnë korin diplomatik në vend./Portalb                                                                                 

Lajme të ngjashme

Back to top button