Josipoviç do të takohet me Gruevskin dhe me Veljanoskin

Presidenti kroat, Ivo Josipoviç sot në ditën e dytë të vizitës zyrtare të Maqedonisë, do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me koordinatorin e grupeve të deputetëve.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Josipoviç duhet të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë kroate në Maqedoni.

Shefi i shtetit të Kroacisë dje u takua me nikoqirin e tij presidentin Gjorge Ivanov.

Vizita në Shkup është pjesë e mini turnesë së Josipoviçit nëpër rajon. Presidenti kroat para ardhjes në Maqedoni e vizitoi Malin e Zi, ndërsa nga Shkupi do të udhëtojë për në Kosovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button