Amerikani i Malit të Zi “mposht” Maqedoninë (Video)

Në Slloveni po vazhdon kampionati i 38-të evropian për meshkuj në basketboll.
Mali i Zi ka shënuar fitore në sekondat e fundit në derbin ballkanik kundër Maqedonisë. Ka qenë basketbollisti i natyralizuar amerikan, Tyrese Rice, i cili shënoi dy gjuajtje të lira dhjetë sekonda para përfundimit të ndeshjes dhe i solli fitoren malazezëve me rezultat 81:80.

Në anën tjetër, Spanja ka demoluar Kroacinë me rezultat 68:40, ndërsa Greqia gjithashtu ka turpëruar Suedinë pas triumfit bindës, 79:51.
Fitore të ngushtë ka shënuar edhe Ukraina, e cila ka mposht me rezultat 58:57 Belgjikën.

Rezultatet:
Izraeli – Britania e Madhe 71 : 75
Letonia – BeH 86 : 75
Gjeorgjia– Polonia 84 : 67
Turqia – Finlanda 55 : 61
Franca – Gjermania 74:80
Serbia – Letonia 63:56
Çekia – Sllovenia 60:62
Rusia – Italia 69:76

Lajme të ngjashme

Back to top button