Zhuta i bronztë pa luftë

Është bërë matja zyrtare e boksierëve që do të marrin pjesë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Ahmet Comert” në Stamboll, ku pjesëmarrëse janë 14 shtete, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia. Fatlum Zhuta në kategorinë 75kg dhe Veli Mumin në atë 52kg, janë përfaqësuesit e vetëm të Maqedonisë. Zhuta tani më ka fituar kundërshtarin e tij, i cili është nga Suedia. Kjo përballje do të jetë gjysmëfinale dhe sipas Fatlum Zhutës mësojmë se që tani ai ka siguruar së paku medaljen e bronztë. 

“Shorti deshi që unë direkt të kualifikohem në gjysmëfinale dhe të fitoj një kundërshtar nga Suedia. Ky duel do të jetë të enjten dhe nëse e mposhti do të luftoj në finale. Gjasat për të arritur sukses janë të mëdha dhe shpresoj se do ja arrij qëllimit”, ka thënë boksieri shqiptar nga Struga, Fatlum Zhuta. 

Ky turne është një ndër katër aktivitet më të fuqishme që zhvillohen në Evropë, ndërsa njëri prej atyre që ka medalje të artë në këtë turne është ish-boksieri i Lirisë, Skender Jahiu i cili triumfoi vite më herët.  Ky turne do të jetë test i mirë për formën e boksierëve para kampionatit botëror që do të mbahet në Kazakistan. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button