Në përfundim e sipër asfaltimi i aksit rrugor Xhepishtë-Dibër

Aksi rrugor Dibër-Strugë, është pranë përfundimit të plotë kryesisht në  pjesën Dibër-Xhepishtë. Traseja rrugore që pritet të inaugurohet së shpejti ka gjatësi prej 15 kilometra.

Punonjësit e ndërmarrjes ,, Ilinden,, nga Struga që i realizon punët e këtij projekti, janë duke përfunduar punën e tyre edhe për dy kilometra. Asfalt i ri do të vendoset  deri në hyrje të qytetit që lidhet me rrugën ,, Vellko Vllahoviq,,,

Kohë më parë u asfaltua edhe pjesa rrugore Glloboçicë- Strugë ku dhe u sanua ura në afërsi të Glloboçicës. 

Aktivitetet e këtilla realizohen sipas programit të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. 
Aksi rrugor Dibër –Strugë , në gjatësi prej 60 kilometra sidomos pjesa Glloboçicë- Strugë dhe Xhepishtë-Strugë , shkaktonte probleme në komunikacionin rrugor për shkak të gropave të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button