Erdogani është rritur në lagje me familje shqiptare

Fëmijëria e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan lidhet ngushtë me shqiptarët. Kjo për arsyen ai është rritur në një lagje me familje shqiptare, ndaj Erdogan ka simpati për ta, shkruan Lajm. 

“Kur isha fëmijë, në lagjen time kishte familje shqiptare, ata na binin ushqim, gjithashtu edhe ne i çonim atyre”, ka thënë me një rast Erdogan.

Pas ardhjes në pushtet, Erdogan transformoi Turqinë në një fuqi ekonomike, kurse punoi shumë edhe për afrimin e shtetit turk me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në tërë Ballkanin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button