Van Rompuy foli për zgjerimin e BE-së në Ballkan, por Maqedoninë nuk e përmendi

Procesi i inkuadrimit drejt BE-së për vendet e Ballkanit është motor me të vërtetë kyç për reforma, porositi sot kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, njeriu i parë i KE-së këtë e komunikoi në takimin e sotëm me shefat e delegacioneve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në kryeqendrën evropiane.

Sipas Van Rompuy, viti 2013 është i mirë sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit.

“Kroacia u bë vendi-anëtar i 28-të i Unionit, ndërsa marrëveshja Prishtinë-Beograd, që e ka ndërmjetësuar përfaqësuesja jonë e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e zgjodhi procesin e inkuadrimit të Serbisë drejt BE-së, ndërsa e solli edhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian. Me këtë marrëveshje është kthyer faqja në raportet e ndërsjella dhe shpresoj se kjo do të shkaktojë dinamikë pozitive gjithkund në këtë rajon”, porositi kryetari i Këshillit të Evropës.

Në fjalimin e tij para ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së, Van Rompuy nuk e përmendi në mënyrë eksplicite Maqedoninë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button