Shkodran Mustafi përshëndet nga Gostivari (Foto)

Pas festimeve të shumta në Gjermani, lojtari shqiptar me kombëtaren gjermane, Shkodran Mustafi,  duket se ka preferuar Gostivarin e tij përpara resorteve luksoze të Ibizas apo Miamit.

Ai po qëndron në vendlindjen e tij me miqt e tij të afërt, teksa u shfaq i buzëqeshur në foton e postuar në Facebook.

“Aty ku gjithçka nisi”, nuk ka hezituar të shkruajë Mustafi, duke lënë të kuptohet se ai është në vendlindje dhe se po kënaqet.

Gostivari sivjet u dhuroi shqiptarëve dy emocione të papërshkrueshme. Golin e parë në KB nga Admir Mehmeti, dhe fituesin e parë të KB, Shkodran Mustafin. Që të dy ishin arsye të fuqishme se pse duhej ndjekur evenimenti i KB nga shqiptarët. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button