Izraeli pranon armëpushimin 12 orësh

Armëpushimi i përpiluar nga sekretari amerikan, John Kerry, drejtuar dy qeverive në Tel Aviv dhe Gaza, ka gjetur mirëkuptimin për një armëpushim të shkurtër në ditën e Shtunë (sot), që do zgjasë 12 orë e do hyjë në fuqi prej orës 7:00 të mëngjesit, transmeton Portalb.

Kjo marrëveshje ndikon pozitivisht në furnizimet me medikamente dhe ndihmë të shpejtë të civilëve të plagosur nga konflikti, që kapin shifrat e mbi 5000.

Keqësohet situata në Bregun Perëndimor

Pas namazit të së Premtes, palestinezët e Bregut Perëndimor kanë protestuar dhunshëm për masakrat në Gaza. Si pasoje, sëpaku 6 vetë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. Mediat izraelite flasin se kjo mund të shtyjë konfliktin në Intifadën e Tretë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button