Prilepasi vdes pasi shkilet nga disa vetura me radhë

Pesëdhjetë e njëvjeçari Demir Paposki nga Prilepi dje ka vdekur pasi e kanë shkelur disa vetura. Tragjedia ka ndodhur mbrëmë rretho orës 21 në rrugën Gradsko-Shkup, në afërsi të pagesës rrugore Gradsko, kur një veturë, tash për tash e panjohur, e ka goditur Demirin, me ç’rast ai ka rrënë në rrugë, ndërsa vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prilepasi i lënduar, i cili përkohësisht ka jetuar në Veles, ka mbetur të qëndrojë në asfalt, ndërsa më pas atë e kanë shkelur disa automobilë, të cilët nuk kanë mundur ta vërejnë atë për shkak të mosndriçimit të rrugës në atë pjesë. Prilepasi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të pjesëmarrësve në këtë aksident trafiku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button