PSV në garë për Agim Ibraimin

Edhe më tutje Agim Ibraimi është futbollisti i cili më së shumti po përmendet për kalimin në skuadër më të madhe. Derisa është në pritje të vendimit për skuadrën e re, ai edhe më tutje po stërvitet me Mariborin, ndërsa lista e ekipeve të interesuara vetëm se po shtohet.

Të fundit në listën e ekipeve që kanë shprehë interesin për shqiptarin Agim Ibraimi, është gjiganti holandez PSV Ajndhoven, ndërsa holandezët te Agimi shohin zëvendësues të yllit Dries Mertens, i cili ka bërë transfero te nënkampioni i Italisë Napoli.

Në ndërkohë Agim Ibraimi ka luajtur mrekullueshëm në ndeshjen e superkupës në fitoren e Mariborit ndaj Olimpias me rezultat 3:0. Futbollisti shqiptar nuk shënoi asnjë gol, por ai ishte pjesëmarrës në tre golat dhe dy here ishte asistent. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button