“Pema magjike” që jep 40 lloje të frutave të ndryshme

Kur Sem Van Aken më 2008 zbuloi një pemishte në New York, i cili përmbante pemë të vjetra mbi 200 vjet, i ishte lënë stihisë dhe shkatërrimit, ai vendosi që ta blejë atë për të shpëtuar kultivarët, por edhe për të eksperimentuar.

Nëpërmjet shartimit të pemëve ekzistuese, ky artist dhe shkencëtar i New Yorkut ia doli të krijojë “pemën magjike”, e cila jep mbi 40 lloje të frutave të ndryshme siç janë kajsitë, kumbullat, nektarinat, qershitë, pjeshkat dhe bajamet.

Një nga përparësitë e kësaj peme hibride është që frutat në të piqen në periudha të ndryshme kohore.

Van Aken deri tash ka punuar 16 pemë magjike të tilla, që janë prezantuar nëpër muze të New Yorkut. Ide e këtij projekti është nxitja e kulturës së diversitetit dhe mbrojtjes së kultivarëve që nuk prodhohen për tu ushqyer me ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button