Nimic shpreson në zgjidhje të pranueshme për emrin në takimin e radhës

“Këtë herë pres përparim të madh në takimet me udhëheqësit shtetërorë në Athinë dhe Shkup javën e ardhshme”, ka theksuar Metju Nimic, ndërmjetësi ndërkombëtarë për çështjen e emrit.

Në një deklaratë të tij në programin “Zëri i Popullit”, Nmic ka theksuar se do të qëndrojë dy ditë në Shkup dhe Athinë me kreun shtetërorë të të dyja vendeve dhe se shpreson në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjen e emrit.

Ndërmjetësi, Nimic pret bashkëpunim të mirë me negociatorin e ri për emrin nga pala maqedonase, ambasadorin Vasko Naumovski ashtu siç ka pasur bashkëpunim të mirë edhe me ish negociatorin Zoran Jolevski.

“I dëshirojë punë të suksesshme Zoran Jolevskit në funksionin e ri he pres bashkëpunim të frytshëm me ambasadorin Vasko Naumovski si përfaqësues i ri i palës maqedonase për çështjen e emrit”, theksoi Nimic.
Nimic më 28 dhe 29 të këtij muaj do të qëndrojë në Shkup dhe më pas do të shkojë në Athinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button