Përfundoi Kampionati Evropian në mundje (FOTO GALERY)

Me luftërat finale në kategoritë 55-66-84 dhe 120, ka përfunduar Kampionati Evropian në mundje për junior, që filloi nga 2 korriku, ndërsa të gjitha luftërat u zhvilluan në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup.

Edhe pse Maqedonia nuk arriti që të kurorëzohet me medalje, përfaqësuesit e FILA-s dhe CELA-s kanë mbetur të kënaqur nga organizimi, ndërsa e vetmja dobësi ka qenë se kishte shumë pak shikues që kanë përcjellë këtë eveniment ndërkombëtar.

Luftërat për mjeljet e fundit filluan nga garuesit më të lehtë. Ruslan SURKHAYEV në kategorinë 55 kilogram u shpall Kampion Evrope, pasi në finale e fitoi turkun Nebi UZUN, i cili edhe pse i lënduar, vendosi që të paraqit në tapet. Medalje bronzi fituan Artak HOVHANNISYAN nga Armenia dhe rusi Stepan SORKOMOV.

Në kategorinë 66 kilogram kampion Evrope u shpall turku Selahattin KILICSALLAYAN, pasi në finale fitoi mundësin nga Azerbajxhani Gadzhimurad OMAROV . Me bronz u dekoruan Davit BUZIASHVILI nga Gjeorgjia dhe Aren ALEKYAN nga Armenia. 
Në kategorinë 84 kilogram i pari doli mundësi rus, Vladislav VALIEV i cili në finale mundi bjellorusin Aliaksandr HUSHTYN. Të bronztë ishin mundësit, Erik Sven THIELE nga Gjermania dhe Shamir ATYAN nga Armenia.

Në kategorinë më të rëndë, atë deri 120 kilogram në finale u takuan ukrainasi Andriy VLASOV dhe Geno PETRIASHVILI nga Gjeorgjia, e ku fitues doli ky i fundit. 
Për medalje të bronztë në tapet doli maqedonasi Dimitar Zdravkov, i cili u mposht nga bullgari Mariyan Atanasov TODOROV, ndërsa medalja të bronztë fitoi edhe mundësi nga Azerbajxhani, Ali MAGOMEDABIROV. 

Të përkujtojmë se që në luftërat e para janë eliminuar të gjithë mundësit nga Maqedonia. Raif Kamberi në kategorinë 50 kg, në kategorinë 60 kg Ivan Janev, atë të 74 kilogram Sashko Arsov. Ndërsa Adem Adem është eliminuar në kategorinë 96 kilogram. 
Mundësi Behar Mamuti me një fitore dhe një disfatë nuk arriti që të shkojë në gjysmëfinale, ndërsa Fisnik Dura u mposht në paraqitjen e tij të parë. 

Në fund u ndanë medalje edhe për ekipet fituese, ku fitues i përgjithshëm u shpall reprezentacioni i Azerbajxhanit, të dytit ishin rusët, ndërsa në pozitën e tretë doli Turqia. 

Në ditën e fundit të pranishëm ishin shumë punonjës sportiv dhe trajner të mundjes, si Mentaz Allajbeugu, Hajrush Sinani, Nazmi Aliu dhe të tjerë, ndërsa në mesin e mysafirëve ishte edhe zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini e Sport, Fevzi Mani si dhe shefi i kabinetit të Komunës së Çairit, Ejup Ademi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button