Eliminohen dhe mundësit e fundit nga Maqedonia

Mundësi Behar Mamuti e filloi mirë, pasi në luftën e parë shënoi fitore të madhe në kategorinë 66kg, duke eliminuar grekun Gkotsis, me pikë 8:7. Ishte kjo një luftë shumë atraktive dhe vetëm sekondat e fundit i kanë dhënë mundësit shqiptarë nga Maqedonia fitoren. Por në luftën e dytë, përballë Mahmutit doli gjermani Kevin Christopher Henkel, nga i cili mundësi ynë pësoi me rezultat 9:2. 


Fatin e Beharit nuk e kishte edhe Fisnik Dura, i cili pësoi disfatë me rezulytat 9:4, nga mundësi i Moldavisë, Aleksandër Petcov. Njejtë e pësoi edhe Dimitar Zdravkov i cili pësoi disfatë nga mundësi i Ukrainës Andriy Vlasov.

Luftërat finale vazhdojnë sot me fillim në ora 18:00, ndërsa më pas edhe mbyllet kampionati evropian për junior, që nga 2 korriku kasjell mundje kualitateive në qendrën sportive “BorisTrajkovski”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button