Degët e disperzuara të USHT në Dibër do të mbyllen

Degët e disperzuara të USHT në Dibër këtë vit do të mbyllen dhe nuk do pranohet asnjë student i ri për regjistrim, kështu që pas rreth 4 vitesh funksionimi me 5 degët e disperzuara të USHT në Dibër, universiteti më nuk do të funksionoje, shkruan Dibraime.com.

Shkurtime do të ketë edhe në qytete tjera, pasi do të ndërpriten disa degë, ndërsa vetëm në Dibër dhe në Struge do të ndërpriten të gjitha degët, kështu që si çdoherë Dibrës i janë marrë të gjitha edhe drejtimin e Fizioterapisë nuk do ta lejojnë më, pra familjet Dibrane në pamundësi për të çuar fëmijët për shkollim nëpër qytetet tjera, që këtë vit do ta kenë të pamundur edhe regjistrimin në Dibër.

Vendimi për të pushuar degët ka ardhur nga Ministria e Arsimit, ministri e drejtuar nga kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button