Ende asgjë konkrete për funksionimin e Universitetit ‘Nënë Tereza’

Ministria e Arsimit dhe shkencës kohë më parë tha se në shtator do të starton Universiteti i ri “Nënë Tereza”, mirëpo deri më tani asgjë nuk është bërë lidhur me këtë çështje.

Për këtë universitet u premtua hapësira e ish kazermës ‘Ilinden’ në komunën e Çairit, e cila kohë më pare ju premtua USHT-së për studimet e disperzuara në Shkup, mirëpo në këtë vend ende nuk ka asnjë shenjë punimesh.

Nga komuna e Çairit thonë se procedurat për ndërtimin e këtij objekti janë përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë punimet.

“Plani urbanistik është miratuar edhe nga Qyteti i Shkupit, edhe nga Ministria e Transportit tani Ministria e Arsimit vendos kur do të fillojnë ndërtimet dhe i vazhdon procedurat të cilat duhet të përfundohen për realizimin e ndërtimit të objektit”, tha për Portalb, Xhengis Hani, udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm më Komunën e Çairit.

Sa i përket adaptimit të hapësirave momentale të USHT-së në Shkup, Hani thotë se kjo nuk bie nën kompetenca të komunës.

“Rregullimi i hapësirave të USHT-së në Shkup edhe për Universitetin e ri nuk bie nën kompetenca të komunës”, shtoi Hani.

Ndërkaq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë që ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket Universitetit të ri.

“Ende nuk ka asgjë të re dhe konkrete lidhur me Universitetin ‘Nënë Tereza”, tha zëdhënësi i MASH-it, Goran Galevski për Portalb.

Kurse Koordinatori i Studimeve të Disperzuara të USHT-së në Shkup, profesori Fatih Iseni ishte i pakapshëm për Portalb. Studentët nga ana tjetër vazhdojnë të ankohen për mungesën e hapësirës si dhe janë ende të habitur me faktin se si në këto pak klasë do të ndjekin ligjërata studentë të dy universiteteve.

LEXO MË SHUMË:

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button